Të nderuar kolegë dhe miq,

Kemi nderin dhe kënaqësinë t’ju ftojmë në Kongresin e Dytë Ndërkombëtarë të implantologjisë dhe kirurgjisë orale si dhe Simpoziumin e 14 të Asociacionit Europian të Implantologjisë dentare që do të mbahet prej 28-30 Maj 2020 në Hotelin Double Tree by Hilton në Shkup, në organizim të SHSM – Shoqatës së Kirurgëve oral të Maqedinë, SHSSHM – Shoqatës së Implantologëve Shqiptar të Maqedonisë si dhe Asociaciont  Europian të Implantologjisë Dentare BDIZ EDI.

Jemi thellë të bindur se ky organizim, deri më tani më i madhi  i kirurgëve oral dhe implantologëve të Maqedonisë, me pjesmarrje të emrave eminent europian në një vend, do të ketë ndikim (impakt) të madh për gjithë rajonin. Jemi të bindur se Edimplant 2020 do të jetë një vend i të mësuarit dhe i shkëmbimit të arritjeve dhe hulumtimeve të paraqitura nga ligjërues me eksperiencë të madhe. Prezenca e juaj në kongres do të thotë shkëmbim i eksperiencave, shkëmbim i njohurive dhe aftësive të reja praktike, të cilat vijnë si rezultat i përparimit intensiv në implantologjinë botërore. Për këtë qëllim në program janë paraparë, përskaj ligjeratave plenare, prezantime me gojë dhe poster prezantime, disa punëtori të krijuara sipas interesimit dhe sugjestioneve gjatë anketimit të kolegëve.

Vet titulli i Kongresit ” Ku Arti dhe Teknologjia takojnë Përsosmërinë“, e tregon natyrën komplekse të implanteve dentare dhe rëndësinë e tyre biologjike, estetike dhe funksionale.

Sinqerisht shpresojmë se një nga temat e paralajmëruara në kongres ( Kirurgji orale, patologji dhe radiologji; implantologji dhe kirurgji regjenerative; Protetikë mbi implante; Estetikë periorale dhe tema të përgjithshme) do ta tërheqin vëmendjen tuaj. Ju ftojmë që me pjesmarrjen tuaj aktive në Kongres të kontribuoni për realizimin e aktiviteteve të parashikuara.

Përveç programit shkencor, është paraparë dhe një program i pasur me mundësi socializimi me kolegët dhe miqtë tuaj që ta ndjejnë mikëpritjen e ngrohtë në Shkup.

Shkupi është më i bukur në Maj.

Ju presim!

Gordana Apostolova
Kryetare e SHSM – Shoqata e kirurgëve oral të Maqdonisë

Fisnik Kasapi
Kryetar i SHSSHM – Shoqata e implantologëve Shqiptar të Maqedonisë

EDI of Macedonia
BDIZ EDI